Skip to Content

Graphic Designer

Tirane, Albania

 VEGA Group është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.


Qasja jonë gjithëpërfshirëse ofron një shërbim 360 gradë, duke siguruar që nga sistemet fotovoltaike me vetëkonsum deri te projektet e shkallës së shërbimeve, çdo zgjidhje është projektuar për të përmbushur standardet më të larta të përsosmërisë dhe inovacionit. 


I përkushtuar për avancimin e energjive të rinovueshme, VEGA Group qëndron në ballë të krijimit të një të nesërme më të pastër dhe më të qëndrueshme.


Kriteret dhe kualifikimet:

  • Arsim i lartë.  
  • Eksperiencë e mëparëshme e provuar pune në këtë rol;
  • Aftësi shumë të mira të të shprehurit, të cilat do të reflektohen në materiale të shkruara mbi kompaninë;
  • Njohuri shumë të mira të software të dizajnit grafik si Adobe Creative Suit (Photoshop, Illustrator, InDesign, etj);
  • Kuptim i fortë i principeve të dizajnit, tipografisë dhe skemave të vendosjes;
  •  Përvojë në redaktimin e videove dhe grafikave të lëvizsshme; 
  • Njohuri e tendencave dhe praktikave më të mira të marketingut dixhital; 
  • Njohuri të mirë komunikuese, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve; 
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të përmbushur afatet;

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Krijon dhe editon template per postimet ne gjithe rrjetet socile;
  • Zhvillon grafika, ilustracione dhe infografika që tërheqin vëmendjen për materiale të ndryshme marketingu, përfshirë broshura, faqet e internetit, mediat sociale dhe prezantime të ndryshme;
  • Përditëson katalogjet e projekteve, fletëpalosjeve dhe materialeve promovuese që shfaqin produktet dhe zgjidhjet tona PV;
  • Krijon ilustrime vizuale tërheqëse për fushata emaili, reklama dixhitale dhe panaire të ndryshëm;
  • Aplikon rigorozisht udhëzimet e kompanisë për identitetin e saj të markës (brand identity) në të gjitha projektet e dizajnit;
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë në ekipin e Marketingut për përmirësimin dhe zhvillimin e identitetit të markës (brand identity) sipas nevojës;
  • Projekton banerat e faqes së internetit, faqeve të hyrjes (land in pages) dhe elementeve të tjera të internetit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të shtyrë angazhimin në faqe; 
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë në ekipin e Marketingut për të konceptuar dhe realizuar fushatat e marketingut, duke siguruar që elementët vizualë përputhen me objektivat e fushatës; 
  • Ndihmon në gjetjen dhe redaktimin e fotove të produkteve, mjeteve të punës dhe projekteve për t'u përdorur në materiale marketingu; 
  • Përmirëson imazhet e fotove dhe videove përmes korrigjimeve të ngjyrave, retushimit dhe teknikave të tjera të redaktimit;

Shënime: 

Për të aplikuar ju lutemi shtypni butonin "Apliko" dhe ndiqni hapat e kërkuar. 

Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen pë intervistë.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.