Skip to Content

HSE Officer

Tirane, Albania

 VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.


Ne aplikojmë teknologjitë më të avancuara dhe ndjekim praktikat më të mira të industrisë për të siguruar që çdo projekt të përmbushë pritshmëritë. Si një kompani e certifikuar ISO 9001, ne garantojmë jo vetëm ekzekutimin me cilësi të lartë të të gjitha proceseve, por edhe dokumentacionin e saktë të tyre.

Angazhimi ynë për përmirësim të vazhdueshëm dhe cilësi të lartë në çdo aspekt të projektit u garanton klientëve tanë standarde të pakrahasueshme në çdo projekt që na është besuar.


Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Oficeri HSE. Kandidati ideal eshte nje individ i perkushtuar qe i permbahet rreptesisht rregulloreve te ISP. Fokusi i tij do te jete ne masat parandaluese qe kerkojne vemendje dhe mendim proaktiv, orientimi ne detaje eshte thelbesor, vecanerisht gjate emergjencave.



Kriteret dhe kualifikimet:

  • Diplomë bachelor në degët e Inxhinierisë;
  • Regjistrimi si Oficer i Shëndetit dhe Sigurisë; 
  • Trajnime apo certifikime të ndryshme përbejnë avantazh; 
  • Aftësi të mira në komunikim;
  • Minimumi 3 vite eksperience pune në këtë pozicion;
  • Të njohë mirë paketën Office; 
  • Të zotërojë patentë klasi B;
  • Të jetë i gatshëm te punojë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë në varësi të vendndodhjes së projekteve.

Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Praktikon teknika të sigurta të punës;  
  • Zbaton dhe ruan standardet e shëndetit dhe sigurisë;
  • Kryen takime të rregullta të stafit për të ndarë teknikat e praktikave më të mira.  
  • Promovon iniciativat e sigurisë;
  • Harton dhe mirëmban regjistrat përkatës për të siguruar pajtueshmërinë.  
  • Dokumenton informacionin e stafit, procesverbalet e takimeve dhe raportet e përpiluara për menaxherin  e departamentit; 
  • Kontrollon rregullisht pajisjet e punës që të jenë brenda standarteve të sigurisë.
  • Zbaton masat parandaluese;
  • Inspekton ambjentet dhe aktivitetet e punës, heton incidentet dhe përgatit raportin për dukuritë;
  • Identifikon rreziqet dhe siguron pajtueshmëri me legjislacionet në fuqi;
  • Mbikqyr instalimet, mirëmbajtjen etj;
  • Ndalon çdo veprim ose process të pasigurt që duken të rrezikshem ose të pashëndetshëm.

Shënime: 

Për të aplikuar ju lutemi shtypni butonin "Apliko" dhe ndiqni hapat e kërkuar. 

Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen pë intervistë.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.