Drejtues Kantieri
Tirane,
Albania
VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.
Ne aplikojmë teknologjitë më të avancuara dhe ndjekim praktikat më të mira të industrisë për të siguruar që çdo projekt të përmbushë pritshmëritë. Si një kompani e certifikuar ISO 9001, ne garantojmë jo vetëm ekzekutimin me cilësi të lartë të të gjitha proceseve, por edhe dokumentacionin e saktë të tyre.
Angazhimi ynë për përmirësim të vazhdueshëm dhe cilësi të lartë në çdo aspekt të projektit u garanton klientëve tanë standarde të pakrahasueshme në çdo projekt që na është besuar.
Kriteret dhe kualifikimet:
-
Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Elektrike. Njohuritë në fushën e Energjisë së Rinovueshme përbejnë avantazh.
-
Minimalisht 5 vite pune në profesion, dy nga të cilat si drejtues kantieri ose inxhinier zbatimi.
-
Aftësi të shkëlqyera teknike, menaxheriale dhe komunikuese.
-
Njohuri të mira të procedurave të sigurisë në vendin e punës dhe përmbushjes së standardeve të sigurisë në ndërtim.
- Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, Microsoft Office, Google Drive.
- Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme gjatë zhvillimit të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
-
Të disponojë leje drejtimi kategoria B.
Detyra të përgjithshme të rolit:
-
Përgjegjës për zbatimin e projektit sipas specifikimeve të përcaktuara në projekt;
-
Drejton dhe organizon të gjithë punonjësit e kantierit në varësi të proceseve të punës;
-
Qëndron në kontakt me personin përgjegjës që ka caktuar investitori dhe/ose investitorin;
-
Sigurohet që të respektohen oraret ditore të fillimit dhe përfundimit të punës në kantier;
-
Sigurohet për uniformat e punëtorëve, veglat e punës dhe mjetet e sigurimit teknik;
-
Harton plane pune ditore, javore, mujore duke llogaritur afatet, makinerinë, pajisjet dhe forcat punëtore për realizimin e planeve;
- Përgatit listën e materialeve në varësi të ecurisë së punës në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa;
- Është përgjegjës që puna në kantier të zhvillohet në përputhje me rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Sigurohet që kantieri të jetë i pastër çdo ditë;
- Organizon dhe koordinon proceset në mënyrë që projekti të përfundojë brenda afateve të përcaktuara.
- Monitoron dhe drejton proceset e punës në mënyrë që të respektohen standartet e cilësisë;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit dhe Menaxherin e Përgjithshëm të kompanisë;
- Angazhon asistentët e tij në detyra ose procese të caktuara dhe merr raportime prej tyre;
- Raporton ecurinë e punimeve sipas formateve të përcaktuara (ditore, javore, etj);
- Informon punonjësit e kantierit për ndryshimet në politikat ose rregulloret e kompanisë;
- Përgjegjës për marrëdhënien me nënkontraktorët (organizimin e tyre, kontrollin e afateve, kontrollin e cilësisë, mbajtjen e kontakteve) etj;
-
Menaxhon “On Site Budget” dhe çdo dokument tjetër në kantier;
Shënime:
Për të aplikuar ju lutemi shtypni butonin "Apliko" dhe ndiqni hapat e kërkuar.
Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen pë intervistë.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.